FRANCE- Historia e tyre e dashurisë padyshim që ka surprizuar gjithë Francën. Bëhet fjalë për ministrin e Ekonomisë dhe bashkëshorten e tij 20 vjet më të madhe.

Emmanuel Macron, 37 vjeç ka dalë publikisht me Brigitte Trogneux 57 vjeç, mësuese letërsie, në 14 korrik në ditën përkujtimore të Bastijës. Çifti u paraqit së bashku, dorë për dorë.

Mediat franceze shkruajnë se ajo ka qënë mësuesja e ministrit dhe dashuria mes tyre ka nisur që në shkollë. Ata janë martuar në vitin 2007. Ndërsa mund të themi me plot gojën shprehjen që ju vjen më shumë për shtat: Dashuria nuk njeh moshë!

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: