Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se prioritet i qeverisë franceze si aksionar në industrinë e automobilave Renault SA është që të konsolidojnë aleancën e saj me Nissanin.

Le Maire deklaroi para gazetarëve të dielën pas takimit në Japoni të Grupit të 20 ekonomive më të zhvilluara të botës (G20), se ruajtja e vendeve të punës dhe fabrikave dhe teknologjisë Renault është shqetësimi i tyre kryesor.

Ai theksoi se konsolidimi i aleancës me prodhuesit e tjerë të makinave, si Fiat-Chrysler, është një çështje dytësore, por vendimet duhet t’i marrin vetë kompanitë.

I pyetur nga gazetarët, Le Maire, u përgjigj se nuk ka planifikuar një takim me drejtorin Nissan-it, Hirot Saikaw.

Fiat Chrysler papritmas e tërhoqi ofertën për t’u bashkuar me Renault javën e kaluar pasi prodhues francez i makinave kërkoi më shumë kohë për të nxitur Nissanin që të pajtohet me planin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb