GJERMANI-Komisioni Evropian duhet të investojë mbi 10 miliardë euro për ndërtimin e qendrave të refugjatëve në vendet në periferi të BE-së, tha në një intervistë për gazetën “Bild”, Ministri gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Gerd Müller.

Greqia dhe Italia janë qendrat kryesore hyrëse për refugjatët që vijnë me anije nga Turqia dhe Afrika e Veriut. Të dy vendet kërkojnë ndihmë nga BE-ja ne lidhje me valën e refugjatëve, transmeton TetovaSot.

Sipas ministrit gjerman KE duhet tu sigurojë Shteteve Anëtare një standard të përbashkët për t’u marrë me refugjatët, shumica e të cilëve duan për të arritur në vendet veriore evropiane me sistemin bujar të ndihmës sociale.

“Në Gjermani ka standarde të përgjegjshme dhe humane për azil, kujdes mjekësor, ndihmë sociale dhe të tjera. Shumë vende të BE-së kanë standarde më të ulëta”, tha Gerd Müller.

Gjermania pret për ktë vit 800.000 emigrantë që kërkojnë azil në vend, e cila është më shumë se çdo shtet tjetër.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: