Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn ka dalë pozitiv për koronavirusin dhe ka “simptoma të ngjashme me të ftohtin”, tha ministria e tij. Ai ka shkuar në izolim të menjëhershëm, megjithëse anëtarët e tjerë të kabinetit nuk do të karantinohen.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se të gjithë ata që ishin në kontakt me Spahn ishin informuar, megjithëse asnjë anëtar i kabinetit të kancelares Angela Merkel nuk do të izolohet – pavarësisht se ishin takuar me ministrin e shëndetësisë gjatë një takimi më herët të mërkurën.

“Kabineti Federal i zhvillon takimet në përputhje me rregullat e higjienës dhe distancës, të cilat synojnë të sigurojnë që edhe nëse një person i cili më vonë do të marrë rezultate pozitive do ishte i pranishëm, karantinimi i të tjerëve apo edhe i të gjithë pjesëmarrësve nuk do të ishte i nevojshëm”, tha një zëdhënës i qeverisë.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas i uroi kolegut të tij shërim të shpejtë. Ai shkroi në Twitter: “Ne kryqëzojmë gishtat për ju.”

Rritje e rasteve
Spahn është një nga figurat më të larta të Gjermanisë në luftën për të ndaluar përhapjen e virusit që ka infektuar deri më tani pothuajse 400,000 njerëz në të gjithë vendin.

Në të vërtetë, Gjermania po përballet me një valë tjetër, duke regjistruar një numër rekord të rasteve gjatë javës së fundit ndërsa implementoi masa më të ashpra në jetën publike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb