Personat që marrin vaksinën antiCOVID-19 “AstraZeneca” mund të marrin një vaksinë me një përbërës tjetër aktiv në një datë të mëvonshme, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Kjo do të ishte e mundur pa ndonjë problem, nëse do të kishte furnizime të mjaftueshme në dispozicion, për shembull në fund të vitit, pasi të gjithëve t’u ishte ofruar një vaksinë”, shtoi ai.

Propozimi i bën jehonë një sugjerimi të bërë disa ditë më parë nga Carsten Ëatzl, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqërisë gjermane për Imunologjinë: “Ju mund të rrisni sërish më vonë imunitetin e shtuar me vaksinën “AstraZeneca” me një vaksinë mARN pa ndonjë problem”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb