Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas ka hedhur poshtë kritikat e vazhduara për gazsjellësin e dytë që lidh drejtpërdrejtë Rusinë me Gjermaninë nëpërmjet Detit Baltik, të shprehura nga SHBA-ja dhe vende të tjera.

Për sa i përket shqetësimeve se “Nord Stream 2” mund të lejojë Moskën që të presë transportimin e gazit nëpërmjet Ukrainës, Maas tha se “janë marrë garanci nga Rusia se gazi do të vazhdojë të kalojë nëpërmjet Ukrainës”.

Gjatë një fjalimi në një konferencë për shtyp në Berlin me ministrin slloven të Punëve të Jashtme, Miro Cerar, Maas tha se presidenti rus, Vladimir Putin ka garantuar kancelaren Angela Merkel në gusht se Ukraina do të vazhdojë të fitojë nga tranzitimi i gazit nëpërmjet territorit të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb