TIRANE – Goli i Shkodran Mustafit në ndeshjen Gjermani-Ukrainë është sjellë në vëmendje në konferencën e përbashkët të Ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

Kryediplomati Bushati bëri një batutë lidhur me golin e shqiptarit Musafi, duke thënë: “Ditët e fundit kemi dëshmuar se kontribuojmë edhe me gola për ekipet më të mira të kontinentit siç është padyshim edhe rasti i kombëtares gjermane dhe Shkodran Mustafit”.

Ndërsa ministri gjerman Steinmeier u përgjigj: “Më duhet të pranoj se që prej golit të parë të shënuar për skuadrën kombëtare të futbollit të Shkodran Mustafit, interesi për Shqipërinë është rritur ndjeshëm në Gjermani”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb