GREQI- Athina ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë më me Trojkën e kreditorëve. “Trojka është një komitet joserioz anti-europian. Nuk do të bashkëpunojmë më me të”- është shprehur ministri grek i financave Yanis Varufakis gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e Eurogrupit Jeroen Dissebloem.

Varufakis tha se do të diskutojnë për borxhin grek vetëm me partnerët zyrtarë. I pyetur lidhur me këtë deklaratë, Diselbloem nuk ka dhënë asnjë koment dhe ka dalë nga salla. Ai deklaroi se nuk do të mblidhet një konferencë evropiane për borxhin, pasi për këtë diskutim është Eurogrupi. Më herët ai zhvilloi një takim me kryeministrin grek Cipras.

Mediat greke e kanë cilësuar ‘të zjarrtë’ dialogun mes dy zyrtarëve të lartë. “Na jepni kohë dhe hapësirë fiskale. Nuk duam të krijojmë defiçite të reja”- mësohet të ketë thënë kryeministri grek. Sipas mediave, Cipras është shprehur se për katër vjet, në Greqi ka qenë një program i dështuar, por zyrtari evropian ka shprehur kundërshti lidhur me këtë tezë. Diselbloem u shpreh se ka interes të përbashkët që Greqia të qëndrojë në Euro.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: