Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias në mbyllje të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama.

Dendias shprehet se temë e bisedimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe perspektiva europiane e Shqipërisë.

“Në përfundim të vizitës time në Tiranë, u takova me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën. Në qendër të diskutimeve ishin marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe zhvillimet rajonale”, shkruan ai në Twitter.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri grek e nisi vizitën me kreun e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri.

Në një postim në Twitter, Dendias ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shprehet se me Belerin kanë diskutuar sa i takon problematikave të minoritetit grek në Shqipëri.

Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan ai.

 

Më tej ai është takuar me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

“Gjatë vizitës sime në Tiranë pata një takim të përzemërt me kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos”, shprehet ai.


Vizita e radhës ka qenë me homologen Olta Xhaçka.

“U takova sot në Tiranë me homologen time shqiptare Olta  Xhaçka

Rendi i ditës: Forcinimi i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, Përgatitja e Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore & Perspektiva e Ballkanit, Zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe Ukrainë pas pushtimit”, shkruan ministri grek në Twitter.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb