HOLANDE

Shumica e deputetëve kërkojnë që ministrat holandeze t’i bëjnë presion Brukselit për të rivendosur vizat për shtetasit shqiptarë, njoftoi transmetuesi holandez NOS ditën e sotme. Deputetët konsiderojnë se kjo është mënyra e vetme për të ndaluar bandat kriminale që hyjnë në vend dhe masa është mbështetur nga zyrtarët e policisë së Amsterdamit dhe të drejtësisë, raportoi NOS.

Thuhet se bandat shqiptare kanë rol kryesor për industritë holandeze dhe pastrimin e parave. Megjithatë, ministrat argumentojnë se kthimi i vizave është një detyrë ‘e pashpresë’ dhe se Shqipëria përmbush kriteret e BE për udhëtimin pa viza. Ministri i Jashtëm Stef Blok u tha deputetëve se ai nuk ka ndërmend të bëjë ndonjë tentativë për rivendosjen e vizave.

“Jam shumë e zhgënjyer që ministri nuk është në gjendje të pranojë se kjo po shkakton probleme në Holandë. Ne duhet të aplikojmë masën urgjente’-tha deputetja kristian demokrate Madeleine van Toorenburg gjatë debatit të së enjtes mbi këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb