PRISHTINE- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se homologu i tij serb jeton ende në të kaluarën komuniste. Në një interviste për emisionin “Personale” të TV Dukagjinit përshkrimin që i bënë në librin “Ngritja e një shteti”, politikanit serb.

“Ky është zhvilluar si politikan në kohën Millosheviçit dhe mënyra si tregon barsoleta apo se si i mban setrat me mëngët më të gjata se duart, tregon se jeton në të kaluarën komuniste. E kaluara e tij është e tmerrshme dhe gjenocidiale”, ka thënë Hoxhaj.

Tek ka folur për kryeministrin serb, Aleksandër Vuciç, Hoxhaj ka thënë se është politikan prepotent dhe i paqëndrueshëm emocionalisht, por ka arritur të marrë vendime më të mira.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: