BELGJIKË – Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon ka bërë publike sot se terroristët kanë përdorur chatin e ‘Playstation 4’ për të komunikuar mes tyre. Në një konferencë për shtyp Jambon tha se xhihadistët kanë shkëmbyer mesazhe zanore dhe pamore me anë të chatit të lojës elektronike.

Sipas tij, kamikazët mendohet se kanë zgjedhur këtë kanal komunikimi pasi është shumë i vështirë për t’u përgjuar. “Komunikimi me mesazhe apo WhatsApp mund të përgjohet ndërsa ai në chatin e PS4 është më i vështirë, ndaj kanë zgjedhur atë”, tha Jambon.

Sakaq, ministri shtoi se xhihadistët mund të simulonin skena sulmi apo shpërthime armësh pa krijuar dyshime pasi janë pjesë e lojërave të PS4.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: