Ministri i Brendshëm në Vietnam, To Lam, është kritikuar nga qytetarët vendas, pasi është filmuar duke ngrënë biftek të artë te Nusreti, me vlerë prej 1.800 dollarë.

To Lam shihet në një tavolinë me tre persona dhe sipas një fature të publikuar, e gjithë darka ka kushtuar 51 mijë dollarë.

Një video, e cila më pas u fshi, u postua në TikTok e Salt Bae dhe tregonte se Lam po ushqehej me një copë biftek të veshur me ar nga vetë kuzhinieri.

Gjenerali To Lam udhëheqi një delegacion të Vietnamit në samitin e klimës COP26 të Kombeve të Bashkuara në Glasgoë, Skoci, përpara se të nisej për në Londër për të darkuar në restorantin e Salt Bae.

Bifteku që ai iu shfaq duke ngrënë kushton më shumë se paga e tij mujore, e cila është midis rreth 600 dollarë në muaj.

https://twitter.com/i/status/1456512178580705280

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb