TIRANË

Pas zbardhjes së letrës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit nga shefi i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar edhe Kuvendi.

Kryeministri Rama mësohet t’u ketë thënë deputetëve se mos-dekretimit nga Meta është një akt që bie ndesh me Kushtetutën.

Kuvendi njofton se do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10.00 ku do të shqyrtohet dekreti për shkarkimin e ministrit të Brendshëm.

“Bazuar në nenin 98 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”, ditën e martë, më datë 6.11.2018, në orën 10.00, Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare për shqyrtimin e dekretit nr. 10922, datë 27.10.2018 “Për shkarkim të ministrit të Brendshëm”, thuhet në njoftim

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb