Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin ka ashpërsuar retorikat ndaj Bashkimit Europian, lidhur me faktin që blloku herë pas here i ka kërkuar Serbisë të ndërmarrë sanksione ndaj Rusisë, pas nisjes së agresionit në Ukrainë.

Vulin tha se vendet që bombarduan Serbinë nuk kanë të drejtë morale t’i kërkojnë Beogradit të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Vulin tha në një intervistë se kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë, Serbia respekton integritetin territorial të çdo vendi dhe prandaj kërkon që integriteti territorial i tij të respektohet.

“Nuk mendoj se vendet që na bombarduan kanë të drejtën morale të na kërkojnë të bashkohemi me politikat e tyre. Nuk duhet të harrojmë se Evropa nuk e ka zgjidhur problemin e Qipros, duke menduar në të njëjtën kohë se mund të zgjidhë probleme të tjerë. Përsa i përket ne, respekti për të drejtën ndërkombëtare duhet të nisë me Serbinë. Dhe parimet e ruajtjes së kufijve dhe integritetit territorial duhet të respektohen”, tha Vulin, raportoi Danas.

Ai gjithashtu vuri në dukje se politikat perëndimore nën sloganin ‘Rusia duhet të mposhtet’ nuk do të çonin në kroijimin e paqes në Ukrainë.

“Mendoj se politikat aktuale është më shumë për të mundur Rusinë sesa për të krijuar paqe në Ukrainë. Në këtë mënyrë, ne nuk mund të krijojmë paqe në Ukrainë”, tha Vulin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb