TIRANE- Mban mbi gjoks dekoratën “Nderi i Kombit” si dhe 24 medalje në ushtri e 27 në sport.

Por ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, i ftuar sot në emisionin “Kjo javë” në News 24, deklaroi me keqardhje që vlerësimet dhe dekoratat nuk e ndaluan ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ta shkarkonte nga detyra më 18 dhjetor 2014, pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura, për shkak se ishte larguar pa leje jashtë shtetit.

Duke iu rikthyer kësaj çështjeje të nxehtë Demiraj ka shpërthyer sërish ndaj Kodhelit duke e akuzuar për shkelje konstante të ligjit.

“Shkarkimi im ishte tërësisht i paligjshëm, isha në kulmin e karrerës sime, por tani kjo s’ka shumë rëndësi”,- tha Demiraj.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb