RRESHEN- Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, po kryen një sërë inspektimesh në veri të vendit në disa prej projekteve që po investohet nga sipërmarrës private dhe të huaj. Pas një takimi pune në Bashkinë e Rrëshenit, Cani ndaloi në Kalimash, ku ndoqi nga afër realizimin e investimit në Fabrikën e Pasurimit të Kromit. Sipas ministrit Cani, në këtë fabrikë do të punësohen rreth 20 persona, ndërsa premtoi investime edhe nga qeveria.

Ministri Cani u shpreh se fabrika e re e pasurimit të kromit ka një teknologji të re. Ai po ashtu foli edhe për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Rreth mesditës ministri i Financave do të jetë në Has, në Fabrikën e Pasurimit te Kromit Perollaj, një investim i ri prej rreth 3 milionë dollarësh.

Kjo fabrikë me kapital privat vendas dhe të huaj (investitor i huaj është kompania “Delima Ore” New York), ka një kapacitet përpunues prej 80.000-100.000 tonë në vit, prodhon rreth 15 mijë ton koncentrat, vetëm prodhim për eksport.

Fabrika punëson rreth 30 persona në përpunim si dhe 150 punëtorë për 5 subjekte të zonës, me një total të ardhurash mujore rreth 250 mijë-300 mijë dollarë, që përbëjnë një ndikim në këtë zonë. Ministri i Financave do të qëndrojë më pas edhe në rrethin e Kukësit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: