Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati nëpërmjet një statusi në Twitter ka dënuar sulmin terrorist në Barcelonë që i mori jetën 13 personave.

Ministri Bushati e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër terrorizmit.

“Dënoj fort sulmin terrorist në Barcelonë. Lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre. Jemi me Spanjën në këtë moment të vështirë,” shkruan Bushati.

I strongly condemn the terror attack in #Barcelona. My thoughts go to the victims & their families. We stand with #Spain against terrorism

Pas sulmit në Barcelonë ku një furgon përplasi turmën e njerëzve në sheshin ‘Katalunja’ ka reaguar dhe Ambasada shqiptare në Spanjë.

Ambasada u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë që të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Ambasada në Madrid njoftoi se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë në atentatin terrorist në Barcelonë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb