Ministri i Jashtëm gjerman Frank Vallter-Shtajnamajer ka folur para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit lidhur me nevojën për vazhdimin e prezencës gjermane në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, por pjesën më të madhe të fjalimit ia ka kushtuar Maqedonisë, duke shprehur shqetësime për zhvillimet në vend, shkruan “INA”.

“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e këtyre ditëve në Maqeodni. Të enjten bisedova me eurokomisarin Han, i cili po bën përpjekje të mëdha për të ndërmejtësuar mes palëve në kontekst. Raportet mes grupeve të ndryshme etnike atje janë të brishta”, ka thënë Shtajnmajer.

“Nuk përjashtohet mundësia për kthim mbrapa, nëse përgjegjësit politikë nuk e arsyetojnë përgjegjësinë e tyre. Javën e kaluar dukej se u shënua një hap para, se në një të ardhme të afërt është hapur rruga për zgjedhje të reja”.

“Gjatë kësaj u mbajtën bisedime rreth asaj se si do të dukej periudha deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja që të gjitha grupacionet etnike dhe politike të kenë fer shansa në ato zgjedhje. Bisedimet e së mërkurës nuk kaluan mirë. Shpresoj se së shpejti do të të mund të përsëriten. Shpresoj poashtu se kryeministri i Maqedonisë e din se: ai që në Ballkanin Perëndimor gjendet në rrugën drejt Europës dhe që shpreson se do të arrijë atje, ai mund të kalojë me sukses këtë rrugë vetëm nëse me të vërtetë merr përgjegjësi për ruajtjen e strukturave demokratike të shtetit juridik”, ka theksuar Shtajnamjer në mesazhin e drejtpërdrejtë për kryeministrin Gruevski.

(el.sp/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb