TIRANE-Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier dot vizitojë ditën e nesërme Tiranën. Mësohet se diplomati do të zhvillojë një takim me homologun e tij, Ditmir Bushatin, rreth orës 10:30 në Ministrinë e Jashtme, ndërsa do të diskutohet për bashkëpunimin bilateral dhe për zhvillimet në rajon.

Po ashtu, një tjetër temë me rëndësi që pritet të diskutohet është dhe reforma në drejtësi dhe ajo në ekonomi.

Sakaq, fill pas takimit, të dy ministrat do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë, Steinmeier do të pritet nga kryeministri Rama e më pas me kryeopozitarin Lulzim Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: