GJERMANI- Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier deklaroi se Rihani dhe Teherani duhet të fokusohen tek lufta kundër ekstremistëve islamikë. Gjatë një intervistë për gazetën ‘Bild’ Steinmeier theksoi se komuniteti ndërkombëtar nuk ia ka për borxh Arabisë Saudite dhe Iranit mosmarrëveshjet që janë krijuar këto ditët e fundit. Arabia Saudite ka ndërprerë të dielën marrëdhëniet e saj me Teheranin, pas sulmeve në ambasadën dhe konsullatën saudite në Teheren.

Sulmet kanë pasuar ekzekutimin e një kleriku të shquar shiit nga Arabia Saudite, më 2 janar. Steinmeier u ka bërë thirrje të dyja vendeve që të tregojnë përgjegjësi dhe të fokusohen në qetësimin e rajonit dhe në kundërshtimin e Shtetit Islamik.

“Shpresoj se këto turbulenca do të marrin fund shpejt, të mbizotërojë arsyeja dhe Riadi e Teherani të fokusohen në atë që është e rëndësishme-çaktivizimi i konflikteve ushtarake, nxitja e zgjidhjeve politike në Siri, Jemen dhe gjetkë. E gjithë Lindja e Mesme, tani sidomos Arabia Saudite dhe Irani, janë disi në borxh me ne. Komuniteti ndërkombëtar ka punuar shumë, me vite, për të sjellë paqe në rajon”, ka shtuar ministri i Jashtëm gjerman.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: