GREQI

Axhendën e takimeve në Athinë, kryeministri Edi Rama, e ka nisur me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias.

Ka qenë vetë Dendias i cili ka publikuar foto nga takimi me kreun e qeverisë shqiptare, ndërsa shkruan se në fokus të bisedës janë marrëdhëniet dypalëshe, perspektiva e Shqipërisë në BE si edhe zhvillimet në rajon.

Ndërkohë burime për ‘BalkanWeb’, pohuan se Greqia do të dhurojë disa doza të vaksinës antiCovid për Shqipërinë.

Rama qëndron sot në Athinë pas vizitës zyrtare në Turqi. Gjatë vizitës në Greqi, kreu i qeverisë shqiptare do të pritet në një takim edhe nga homologu i tij, Kyriakos Mitsotakis.

Mes të tjerash bëhet e ditur se në fokus të bisedimeve mes Ramës, Mitsotakis dhe Dendias të jetë dekreti presidencial i Greqisë për zgjerimin e zonës detare. Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama shkon në Athinë menjëherë pas vizitës në Turqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb