ANKARA

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu lidhur me tërmetin që ndodhi në qytetin Elazığ të Turqisë.

 

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike mësohet se Dendias i ka shprehur homologut të tij turk të shkuara lidhur me tërmetin.

Gjithashtu Dendias i ka thënë ministrit Çavuşoğlu se janë gatshëm për çdo ndihmë që mund t’i nevojitet Turqisë në këto momente tragjike të shkaktuara nga tërmeti.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb