VIENE – Ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz deklaroi sot se një Evropë pa hebrenj nuk do të ishte Evropë. Deklarata e Kurzit vjen pas apelit drejtuar hebrenjve për largim drejt Izraelit nga kryeministri i vendit, Benjamin Netanyahu, menjëherë pas sulmeve në Kopenhagen.

“Ne duhet të garantojmë sigurinë që hebrenjtë të mos emigrojnë. Një Evropë pa hebrenj nuk është Evropë”, deklaroi Kurz me anë të një komunikate.

“Komuniteti hebre në Austri duhet të rritet”, tha Kurz, ndërkohë që vendi numëron 10 000 hebrenj.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u kërkoi të dielën hebrenjve të shpërndarë në Evropë që të shkonin të jetonin në Izrael.

(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: