Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, bëri thirrje për një armëpushim të përhershëm për Idlibin.

“Gjendja humanitare në Idlib është katastrofale dhe po përkeqësohet edhe më shumë”, tha Maas në deklaratën e tij për grupin mediatik “Funke”.

Ai theksoi se dhjetëra mijëra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve. “Këta njerëz në mes të dimrit, në kushte të vështira detyrohen të ikin. Sulmet urgjentisht duhet të ndalohen dhe ka nevojë për një armëpushim të përhershëm”, u shpreh ai.

Në lajm gjithashtu theksohet se në Idlib rreth 225.000 persona që kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve të regjimit të Assadit dhe Rusisë, janë nisur drejt kufirit të Turqisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb