FRANCE

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif ka realizuar një vizitë të papritur në samitin e shtatë vendeve më të industrializuara (G7) që është duke u mbajtur në Francë.

Zarif ka marrë pjesë në samitin ku po marrin pjesë liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump.
Në raportime është supozuar se delegacioni amerikan është befasuar nga vizita e tij, e cila vjen në kohën e rritjes së tensioneve të Shteteve të Bashkuara me Iranin.

Zarif ka thënë në rrjetin social, Twitter se ai ka zhvilluar bisedime “konstruktive” me presidentin francez, Emmnuel Macron.
“Rruga në të ardhmen është e vështirë. Por ia vlen që ta provojmë”, ka thënë ai të dielën duke njoftuar se është takuar edhe me zyrtarët gjermanë dhe ata britanikë.

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë përshkallëzuar qe kur Uashingtoni është tërhequr një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Megjithatë, pesë shtetet tjera, duke përfshirë Francën, vazhdojnë të jenë të përkushtuara për zbatim të marrëveshjes, ndonëse Irani ka nisur aktivitete bërthamore, në përgjigjje të sanksioneve ekonomike të SHBA-së kundër këtij shteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb