“Luftërat në Ukrainë duhet të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur”, kështu është shprehur ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një bisede të zhvilluar me sekretarin amerikan të shtetin Antony Blinken.

Ai gjithashtu u shpreh se është me shumë rëndësi që të shmangen krizat humanitare dhe të mbrohen jetët njerëzore.

Sipas Pekinit është me rëndësi që për të zgjidhur krizën, të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve dhe të insistohet në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve përmes dialogut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb