Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Mevlut Čaavuşoğlu.

Në fokus të kësaj bisede ishte situata në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit të luftës.

Lavrov ka njoftuar homologun e tij turk se rezultati i negociatave me Ukrainë varet tërësisht nga gatishmëria e Kievit për të marrë në konsideratë kërkesat e Rusisë.

Në një njoftim zyrtar Ministria e Jashtme ruse bëri me dije se dy ministrat diskutuan edhe rreth situatës në qytetin port të Ukrainës, Mariupol dhe masa e mundshme që synojnë sigurimin e civilëve, përfshirë shtetas të huaj, raportojnë mediat e huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb