RUSI- Shefi i Diplomacisë ruse Sergei Lavrov ka deklaruar ditën e sotme se ngjarjet në Maqedoni janë të nxitura për interes të caktuara. Lavrov tha se këto zhvillime rezultojnë nga përpjekjet për të ndikuar mbi qeverinë e Gruevskit në mënyrë që të vendose sanksione ndaj Rusisë.

Nisur nga kjo, Lavrov thotë se ndodhitë në Maqedoni janë të kontrolluara nga jashtë.

“Shumë është pikëlluese dhe e rrezikshme për atë qëllim të bëhen përpjekje dhe të shfrytëzohet faktori shqiptar. Para shumë vitesh kishte kundërshtime serioze dhe atëherë (në 2001) ishte nënshkruar Marrëveshja e Ohrit, ndërsa tani flitet se Maqedonia duhet të federalizohet edhe më thellë, madje propozohen ide që të ndahet – njëra pjesë ti jepet Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër Bullgarisë”, tha ministri i Jashtëm rus.

Lavrov është shprehur më tej se po bëhen përpjekje që qeveria e Gruevskit të akuzohet se nuk i përmbush obligimet ndaj popullit, por pas saj fshihet “dëshira që të bëhet presion në lidhje me refuzimin që të kyçet në sanksionet kundër Rusisë dhe në lidhje me mbështetjen e ‘Rrjedhës Jugore’ dhe gatishmërinë për bashkëpunim gjatë realizimit të alternativave tjera për transportin e derivateve, përfshirë këtu edhe të ashtuquajturën “Rrjedhën turke””.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb