SERBI – Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, thotë se përkrah idenë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për rishikimin e kufijve me Kosovën.  Referuar mediave në Serbi Ministri Daçiç vlerëson rishikimi e kufijve si mundësinë e vetme të mundshme për zgjidhjen e problemit, edhe pse pranon se është ende herët të flitet nëse mund të arrihet deri në një zgjidhje të tillë.


“Idenë e rishikimit të kufijve e përkrah këtu e dhjetë vite, dhe mendoj se është mundësia e vetme e mundshme dhe e shpejtë që mund ta zgjidh këtë problem akut”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.

Ndërkaq, Daçiç beson se me ardhjen e administratës së re në krye të Shtëpisë së Bardhë, pozicioni i SHBA-ve karshi Kosovës ka ndryshuar.

(Balkanweb)