TIRANE- Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka pritur homologun e Turqisë,  Mevlüt Çavuşoğlu. Pas takimit, të dy ministrat kanë folur në një konferencë për mediat.

Ministri i Shqipërisë  tregoi se bashkëpunimi i Shqipërisë me Turqinë është në nivele të larta në fushën e sigurisë, por edhe në fushën e ekonomisë.

Gjithashtu Bushati theksoi faktin se Shqipëria dhe Turqia do të zhvillojnë më tej fushat e bashkëpunimit.

“Ministria jonë e jashtme dhe dy ministrat janë në rolin e koordinuesit. Në iu paraprijmë edhe mbledhjes së qeverive mes dy vendeve.  Përforcim ekonomik mes dy vendeve tona, duke bashkëpunuar në fushën e turizmin dhe në fushën e bujqësisë. Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme në bashkëpunimin e mbrojtjes, por edhe në suazën e NATO-s, por edhe agjencia  TIKA, e cila ka ndihmuar shumë Shqipërinë. Dua të falënderoj popullin e Turqisë, për ndihmat kryesisht në përmbytje.”- tha Bushati.

 

Bushati Turku

Ministri Çavuşoğlu, do të realizojë takime me zyrtarë të lartë të Shqipërisë, si presidentin e vendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Pas përfundimit të vizitës në Shqipëri, ministri Çavuşoğlu do të realizojë një vizitë në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb