Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba,  akuzoi forcat ushtarake të Vladimir Putinit se në qytete të shumta në Ukrainë po kryejnë sulme seksuale.

Ai akuzoi forcat e Vladimir Putin për kryerjen e abuzimeve seksuale teksa pushtonin qytetet.

Ai tha se kishte shumë raste të grave që ishin në shënjestër, shkruajnë mediat e huaja.

Duke folur për grupin e ekspertëve për çështjet e jashtme Chatham House, ai tha: “Ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe ne kemi raste të shumta, për fat të keq, kur ushtarët rusë përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës. Sigurisht që është e vështirë të flasësh për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar. Por ky është i vetmi mjet qytetërimi që kemi në dispozicion, për t’u siguruar që në fund, të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të sillen para drejtësisë dhe Federata Ruse, si një vend që kreu një akt të agresionit, do të mbajë përgjegjësi për veprat e tij.”, tha ai.

Në një reagim për prestigjozen ‘Mirror’, ai tha i bëri thirrje të gjitha vendeve europiane të mbështesin krijimin e një Gjykate në mënyrë që të vendoset drejtësia për popullin e Ukrainës.

:”Unë u bëj thirrje të gjitha vendeve evropiane që besojnë se agresioni nuk duhet të paguajë kurrë që të mbështesin krijimin e kësaj gjykate në mënyrë që drejtësia të vendoset nga populli i luftuar i Ukrainës dhe drejtësia të shihet se bëhet nga ata.”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb