Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, tha se “Gulf” ndryshe nga biznesi i vogël, i cili gjobitet deri në 500 mijë lek, është lënë i lirë nga shteti të ushtrojë veprimtarinë e tij, pa paguar asnjë detyrim.

Reagimi i Gjiknurit pas denoncimit të Tabakut

Menjëherë reagoi ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri, duke thënë se “në vend të broçkullave që zgjedh t’i drejtohen organit të akuzës nëse kanë fakte”.

“Një këshillë miqësore për deputeten Tabaku. Kur të marrësh përsipër të dalësh përpara mediave bëj një sakrificë dhe lexo së paku ligjin për të ditur kompetencat ligjore të ministrive dhe fushën e veprimit. Përveçse do të zgjerosh njohuritë në fushën e hidrokarbureve do të shmangësh broçkullat si këto të sotmet”, tha Gjiknuri.

Kundërpërgjigja e Tabakut

Megjithatë Tabaku i është kundërpërgjigjur sërish me një deklaratë të tij kur prezantonte ardhjen e Gulf në Shqipëri në qershor të vitit 2014.

“Përshëndes investitorët dhe sipërmarrësit që kanë marrë përsipër të sjellin Gulfin në Shqipëri, një emër i njohur. Një emër i madh është një garanci shumë e madhe që produktet cilësore do të hidhen në treg, do të mbrojnë ato standarte të cilat Shqipëria i ka miratuar me ligj. Realisht ju përshëndes për inisiativën dhe do të keni të gjithë mbështetjen e nevojshme nga institucioni i Ministrisë së Energjisë dhe nga qeveria shqiptare që biznesi juaj të shkojë sa më lart ashtu siç keni edhe emrin,” thoshte Gjiknuri 4 vite më parë.

“Lexoj deklaraten e Gjiknurit ndaj fakteve te prezantuara sot nga Partia Demokratike per skemen korruptive te mbeshtetur nga qeveria te skandalit Gulf e nuk gjej pergjigje:Ministri e kish lexuar ligjin kur doli garant per investitorin serioz? Kur doli garant per ruajtjen e tregut? Kur doli garant per cilesine e karburantit?

Po investitori serioz kush eshte?,” shkruan Tabaku


 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: