FIER- Një javë pas ngjarjes në zonën naftëmbajtëse të Marinzës ku dy puse shpërthyen duke krijuar një situatë alarmante dhe duke vënë në rrezik banorët, drejt fshatit ka shkuar Ministri i Mjedisit Lefter Koka. Ai është takuar me banorët ndërsa gjatë diskutimit me ta ka bërë fajtor për këtë situatë të krijuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Koka ka dëgjuar ankesat dhe kërkesat e banorëve të cilët kanë deklaruar se nuk janë të sigurt.

“Fajtor për situatën është Berisha”, ka thënë Ministri i Mjedisit. Ndërsa banorët e Marinzës kanë kërkuar të shpërngulen nga fshati dhe kanë kërkuar për këtë qëllim tu ndërtohet një pallat. “Duhet të shpërngulemi që këtu. Na ndërtoni një pallat ku të jetojmë pasi këtu nuk jemi më të sigurt, jeta jonë është e rrezikuar. Çdo ditë po përballemi me probleme shëndetësore. Toka është dëmtuar”, i kanë thënë banorët, Ministrit të Mjedisit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb