Ministri i punëve të brendshme të Indisë, Amit Shah, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19) dhe është shtruar në spital me këshillën e mjekëve.

Amit Shah, që është njëri nga politikanët më të fuqishëm të vendit dhe një person i afërt me kryeministrin Narendra Modi. Shah e konfirmoi informacionin përmes një postimi në Twitter.

“Kërkoj nga të gjithë ju që keni pasur kontakt me mua ditët e fundit që të izoloheni dhe të testoheni”, tha ai.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Indi tejkaloi 17 milionë, me mbi 500 mijë të infektuar në 24 orët e fundit. Mbi një milion njerëz gjithashtu janë shëruar.

“Një shifër mahnitëse prej më shumë se 51 mijë të shëruar u regjistruan në Indi në 24 orët e fundit. Me 51.225 pacientë të shëruar dhe të lëshuar nga spitalet, numri total i të shëruarve në Indi nga COVID-19 ka shkuar në 1.145.629”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb