Ministri izraelit i Shëndetësisë Yaakov Litzman dhe bashkëshortja, Chava kanë testuar pozitiv me koronavirus, tha sot në një deklaratë zyra e tij e shtypit.

”Litzman dhe Chava ndihen mirë, marrin kujdesin e duhur dhe do të qëndrojnë në karantinë në shtëpi dhe nën mbikëqyrje në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në deklaratë.

Rabini me origjinë gjermane, i cili emigroi në Izrael 20 vjet pas Holokaustit dhe jeton në Jeruzalem, është 71 vjeç dhe i partisë ultra-ortodokse ashkenazi ”United Torah Judaism” (UTJ).

Koronavirus është përhapur shumë më shpejt në zonat ultra-ortodokse në krahasim me pjesët laike të Izraelit.

Autoritetet ishin shqetësuar se anëtarët e komunitetit ultra-ortodoks ishin të ngadaltë në zbatimin e ndalim-qarkullimit, të urdhëruar nga qeveria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb