Më shumë se 100 spitale në Ukrainë janë shkatërruar që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ministri i Shëndetësisë së Ukrainës, Viktor Lyashko, njoftoi se shtatë spitale janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 97 të tjerë janë dëmtuar nga bombardimet.

Ai gjithashtu bëri me dije se sistemi i kujdesit shëndetësor pavarësisht bombardimeve vijon të jetë funksional dhe se rreth 2,000 mjekë dhe infermierë të huaj kishin dalë vullnetarë për të punuar në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: