Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka premtuar se vaksina e COVID-19 do të jetë për gjithë qytetarët kosovarë dhe do të jetë falas.

Ai ka zbuluar se Kosova është në hapa konkretë për ta siguruar për të gjithë qytetarët. Po ashtu ai është zotuar se pavarësisht mënyrës apo çmimit që do paguajë Kosova, vaksina e COVID-19 do të jetë pa asnjë kosto për qytetarët, por e gjitha do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

“Jemi në hapa konkret dhe që mendojmë të realizueshëm nëse vaksina hidhet në përdorim që edhe ne ta sigurojmë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës…. Tani mbetët një vlerësim i yni në të dy rrugët. Unë si ministër i Shëndetësisë obligohem dhe zotohem që duhet të siguroj për gjithë qytetarët e mi, pavarësisht çmimit apo mënyrës, se si të arrij që ajo vaksinë të jetë për qytetarët e Republikës së Kosovës…. Unë do t’i vaksinoj falas”, ka deklaruar Zemaj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb