TIRANË- Ministri i Shëndetësisë, Arben Beqiri vizitoi sot në shërbimin e okulistikës në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, të sëmurët e shtruar pas intoksikimit (helmimit) të 2 ditëve më parë, në aktivitetin e Partisë Demokratike.

Në vizitën e tij ai shoqërohej nga zv/kryeministrja Ledina Mandia. Ministri pati kënaqësinë të konstatojë një përmirësim të ndjeshëm të këtyre pacientëve, të cilët përgatiten të lënë spitalin ditën e sotme.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se sipas informacioneve të referuara nga spitalet rajonale rezulton se gjatë natës dhe paraditen e sotme nuk është paraqitur asnjë rast me shenja të intoksikimit (helmimit) që lidhet me incidentin e para dy ditëve.

“Sa u takon pyetjeve mbi origjinën e këtij helmimi dhe autorëve të mundshëm, do t’ju përgjigjen organet kompetente të shtetit shqiptar”, deklaron MSH.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb