ZVICËR- Një incident është shoqëruar gjatë një debati në forumin ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë një debati televiziv, ministri i Jashtëm i Spanjës Alfonso Dastis, ka humbur ndjenjat.

Teksa të pranishmit diskutonin live lidhur me temën që ishin mbledhur, diplomati spanjoll u ndje keq.

Kjo shkaktoi momente tensioni në studio, ndërsa të gjithë shkuan t’i jepnin ndihmë Alfonso Dastis, i cili më vonë e kaloi situatën e vështirë, ndërsa nisi sërish diskutimi në sallë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: