GREQI

Ministri i Turizmit të Greqisë, Haris Theocharis ka deklaruar në parlament se kësaj radhe qeevria do të rrezikojë dhe do të hapë vendin për sezonin turistik.

Theocharis thotë se nga 14 maji do të nisë edhe rihapja e kufijve tokësorë, teksa brenda Greqisë nuk do të ketë asnjë dallim mes të vaksinuarve apo të pavaksinuarve.

Sipas tij, Greqia ka një plan me 5 pika në mënyrë që rastet pozitive të kapen që në kufi ose në hotele, në mënyrë që të karantinohen në kohë, ndërkohë stafet e hoteleve do të vaksinohen.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që në kufi të ketë kushte për vaksinën apo test negativ ndaj COVID-19.

Deri më tani e vetmja pikë kufitare tokësore e Greqisë me Shqipërinë është ajo e Kakavijës pjesërisht, kurse të tjerat janë të mbyllura. Ndërkohë sot Greqia shtyu me 1 javë ‘bllokadën’ me pikën kufitare të Kapshticës deri më 26 prill. Vendi fqinj ka hapur portat për turistët nga BE, apo dhe vende të tjera si SHBA, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb