Ministri irlandez i Financave, Paschal Donohoe u zgjodh sot nga homologët e tij në presidencën e Eurogroup-it, njoftoi presidenti aktual, Mario Centeno në Twitter.

“Donohoe, u zgjodh në raundin e dytë, përballë spanjolles Nadia Calvino, e cila i përket një qeverie të krahut të majtë dhe do të marrë detyrën më 13 korrik”, tha ai.

Pierre Gramegna i Luksemburgut u tërhoq pas raundit të parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb