Ministri i Jashtëm i Irlandës Simon Coveney, ka deklaruar se rigjallërimi i një marrëveshjeje të rëndësishme bërthamore me Iranin mund të ndihmonte vendet për trajtimin e rritjes së çmimit të naftës, tashmë i nxitur nga lufta në Ukrainë.

Coveney tha se një marrëveshje e re për të cilën besonte se mund të arrihej këtë fundjavë, do të krijonte një mundësi që Irani të rihynte në tregun e furnizimit.

Në vitin 2015 ndaj Teheranit u vendosën sanksione, pasi u tha se kishte shkelur marrëveshjen bërthamore, e njohur si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA), i arritur mes Iranit dhe gjashtë vendeve të tjera.

Ndërkohë Mbretëria e Bashkuar dhe BE po kërkojnë të shkëputen nga varësia e naftës ruse, si kundërpërgjigje ndaj Presidentit rus Vladimir Putin, për pushtimin e Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb