Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio i ka bërë thirrje Komisionit Europian që të blejë vaksinën për Ballkanin.

Sipas tij, Ballkani është një sinjal i afërsisë dhe i solidaritetit, ndaj duhet të sigurohet mbulimi në kohë i vaksinës.

“Italia nuk është tërhequr prapa në këtë situatë të vështirë dhe ka sjellë, falë aftësive të saj ushtarake kombëtare në fushën mjekësore, kontributin e saj në mbështetje të autoriteteve kosovare në luftën kundër Covid. Ndaj i kërkojmë Komisionit Evropian përshpejtimin e blerjes së vaksinave për përfitimin e qytetarë italianë. E konsideroj të rëndësishme dhe urgjente që Komisioni, përveç iniciativave të planifikuara tashmë, të marrë përsipër një iniciativë e dedikuar posaçërisht për blerjen drejtpërdrejt dhe sa më shpejt të jetë e mundur doza të mëtejshme të vaksinimit për popullsitë e Ballkanit Perëndimor, të testuara rëndë nga pandemia”, tha Di Maia.

Mes të tjerash Di Maio shpjegoi ndër të tjera se për këtë çështje kishte pasur edhe një bisedë me Komisionerin Varhelyi, të cilit i ka shpjeguar se një iniciativë e tillë do të bënte të mundur që “Së pari; të sigurojë mbulim adekuat të vaksinimit edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Evropës dhe veçanërisht Italisë. Dy, t’u japim partnerëve tanë në Ballkan një sinjal të rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret, në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën evropiane të atyre vendeve; tre, për të shmangur që një vakum i iniciativës evropiane të plotësohet nga aktorë të tjerë konkurrues.”
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb