Tani është zyrtare. Pas zërave vjen konfirmimi. Matteo Salvini është prezantuar së bashku me të fejuarën e re Francesca Verdini në premierën e filmit Dumbo në The Space, në kinemanë moderne të Romës.

Të dy mbërritën aty dorë për dore dhe të qeshur. Vajza e ish parlamentarit Denis Verdini, 26 vjeç, ishte veshur me të zeza, flokë të lëshuar dhe me një buzëqeshje të stampuar në buzë. Salvini i qeshur dhe me popcorn në dorë.

Matteo Salvini, që mban postin e ministrit të brendshëm në qeverinë italiane, ka qenë i martuar më parë dhe ka dy fëmijë nga dy lidhje të ndryshme. Në vitin 2003 ai u martua me Fabrizia Ieluzzi, gazetare në një radio private me origjinë puljeze. Me të ka një djalë, Federico.

Pasi u divorcua nga gruaja, Salvini ka bashkëjetuar për disa kohë me Giulia Martinelli, me të cilën gjithashtu pati në fëmijë, në dhjetor të vitit 2012. Bëhet fjalë për vajzën Mirta. Ndërsa në fillim të vitit 2015 revista “Novella 2000” zbuloi historinë mes Salvinit dhe drejtueses televizive Elisa Isoardi, me të cilën ai u nda në nëntor të vitit të kaluar.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb