“Terroristët duhet të dërgohen në karrigen elektrike”, është shprehur ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare pas një serie sulmesh në vend.

Itamar Ben-Gvir tha në një takim të partisë së tij se “kushdo që vret, dëmton dhe ther civilët duhet të dërgohet në karrigen elektrike”.

Të enjten, forcat izraelite kryen një nga bastisjet e tyre më vdekjeprurëse në dekada në kampin e refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor, duke vrarë 10 banorë dhe duke e çuar numrin e palestinezëve të vrarë në janar në 35.

I nxitur nga ngjarjet e një dite më parë, të nesërmen, një person i armatosur palestinez vrau shtatë izraelitë jashtë një sinagoge në Jerusalemin Lindor në sulmin më të rëndë të kësaj natyre në kohët e fundit.

Pas të dy sulmeve, incidente të dhunshme u raportuan më pas gjatë fundjavës në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor, me përleshje midis kolonëve izraelitë dhe palestinezëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: