TIRANË

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka uruar shqiptarët me rastin e festës së Sulltan Novruzit, ndërsa ka dhënë dhe një mesazh për situatën që po kalon vendi në përballje me koronavirusin.

Klosi shpreh besimin se kjo ditë do na japë besimin dhe forcën për të vazhduar në këtë betejë për jetën dhe në emër të saj.
“Gëzuar Sulltan Novruzin për gjithë besimtarët e shqiptarët?. Me shpresën? se kjo Ditë që simbolizon ardhjen e motit të ngrohtë pas dimrit të ftohtë, ringjalljen e natyrës e hovin e jetës, do na japë besimin dhe forcën për të vazhduar në këtë betejë për jetën dhe në emër të saj. Nëse vazhdojmë të respektojmë rregullat e vendosura dhe këshillat e specialistëve, do tia dalim?. Qoftë kjo festë e kremtimit të lulëzimit pranveror, një ogur i mirë!?? #rrinëshpi #festomefamiljen❤️”, shkruan Klosi.

Klosi Fb
Klosi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb