*Kikia: Ajo qeveri që do të fillojë epokën e fillimit të fundit të ndotjes do të hyjë në histori

*Malo: Mjedisi është sektor jetik në Kolonjë

*Guri: Në Patos-Marinzë nuk ka cikël jete

*Guri: Mjedisi është zhvillim ekonomik, punishte-kombinat por ky zhvillimi duhet të jetë në standarde sociale

*Menaxhimi i pyjeve, Koka: Kryetarët e rinj të bashkive me harta dixhitale

TIRANË- Mjedisi, do të jetë tema e emisionit të sotëm “Studio e Hapur” në News 24, ku është i ftuar Ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Përveç ministrit për të diskutuar për një nga shqetësimet kryesore në vend, që është mjedisi dhe ndotja e tij, janë në studio edhe kandidati i Pavarur për Bashkinë e Tiranës, ambientalisti Sazan Guri, Përfaqësuesi i Korpusit të Vullnetarëve, Mentor Kikia si dhe Arben Malo, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Kolonjës. Biseda ka nisur me një letër të hapur që Ministri i Mjedisit Lefter Koka u ka dërguar kandidatëve duke iu kërkuar angazhim për një mjedis të pastër. Arben Malo është i vetmi që i është përgjigjur pozitivisht kësaj letre.

Ministri Koka u ka kërkuar kandidatëve që mjedisi të mos ngelet vetëm retorikë dhe premtim elektoral në deklaratat e kandidatëve para zgjedhjeve të 21 qershorit. Koka tha se mjedisi me komponentët e tij është një prioritet që kërkohet për tu bërë pjesë e BE-së.

Zoti ministër si ju ka ardhur ideja e kësaj letre të hapur ndaj kandidatëve që garojnë për zgjedhjet e 21 qershorit?
Tashmë vendi është përfshirë nga ethet e garës elektorale. Kandidatët tashmë janë në terren. Shpesh fjala mjedis ka qenë dhe mbetet tek disa nga kandidatët retorikë dhe premtim elektoral. Mendoj se është momenti oportun që mjedisi të mos ngelet më premtim elektoral. Shqipëria është kandidate për në BE dhe për tu bërë pjesë e saj një nga prioritetet është mjedisi me komponentët e tij. Ndaj iu drejtova kandidatëve me këtë letër, për të respektuar mjedisin dhe për të bërë premtime konkrete. Po vazhdojmë të punojmë intensivisht me kryetarët aktualë. Është një detyrë morale e tyre ti shërbejnë komunës që i kanë shërbyer të mos e konsiderojnë si tokë të braktisur. Kemi evidentuar disa zona dhe kryetarë e kanë braktisur totalisht përkujdesjen.

Keni çuar në prokurori?
Në vitin e shkuar kemi penalizuar një pjesë të mirë të kryetarëve të komunave, do tu lutesha të mos e ribënin këtë. Më shumë se gjoba është detyrimi moral i tyre të kujdesen për atë zonë ku kanë dhënë kontribut prej vitesh. Falënderoj zotin Mentor Kikia dhe Korpusin e Vullnetarëve për punën që ka bërë. Kryesisht komunat, jo bashkitë, ndarja e re administrative i ka bërë të ndihen më shumë indiferent dhe fatkeqësisht kanë pjesën më të madhe bregdetare. Janë plazhet, mospastrimi, mos dezinfektimit. Qeveria shqiptare para pak ditësh akordoi një fond modest për të bërë pastrimin e këtyre zonave, uroj të funksionojë.

Zoti Kikia është e trashëguar kjo lloj problematike?
Në zonat rurale, përgjegjësia dhe përgjegjshmëria në zanat rurale është e vogël. Në premtimet elektorale në qytet thuhet; rrugë, shkolla, por jo mjedisi. Kjo bëri që në mënyrë të vazhdueshme, problemi i mjedisit të marrë përmasa të mëdha. Në këtë kontekst do shikoja një ndryshim në këtë fushatë. Sikundër shoh dhe indiferencën totale të disa komunave, ku kryetarët e tyre, të paktën në 5-vjeçarin e fundit patën filluar fushatë pastrimi. Këtë vit nuk ka ndodhur. Shumica e tyre ka ngelur me qejfmbjetje. Ne duhet të dimë se ai që merr përgjegjësinë ligjore, ka dhe përgjegjësinë morale para njerëzve. Por them se jemi dhe me gjoba, tashmë kjo është e mbyllur. Produktet e reja nga ndarja e re territoriale shpresoj të jenë më të ndërgjegjshëm. Jam duke parë që mjedisin e kanë përfshirë në listën e premtimeve. Nuk kanë ngelur tek kanali i ujerave të zeza, e shkollat.

Zoti Malo, ju jeni i vetmi që i jeni përgjigjur letrës së Ministrit…
Koka: Gjej rastin të falenderojë zotin Malo për gatishmërinë e tij.

Zoti Malo përse e ndjetë nevojë për përgjigje?
Jam përgjigjur pasi e ndiej se mjedisi është sektor jetik në Kolonjë. Pasi kjo është detyrë e kandidatit. Ka një sensibilitet për të pasur një mjedis më të pastër. Ne promovojmë për rritje të turizmit, ndaj e ndjeva të nevojshëm për ta jetësuar.

Zoti Guri i keni ndjekur kandidatet e tjerë për platformën e tyre për mjedisin?
Kam parë se mjedisi ka qenë si luks. Shkolla që kemi pasur, siç ka qenë ajo ‘Sazaniane’, pasi kam pasur rreth 22 mijë studentë, pasi ju kam dhënë frymë. Këtë mund ta them, meqë jemi në fushatë. Disa njerëz të mediave më ngatërrojnë se jam vetëm një ambientalist, por jam dhe inxhinier. Duke qenë një inxhinier gazi, naftë, jam impenjuar në mbrojtje të mjedisit. Dhe them se mjedisi nuk është bar i gjelbër, e as trumcak i trembur, por është jetë.

A mbrohet mjedisi me këtë metodë?
Guri: Kjo është vëmendje. Kryetari i bashkisë e komunës duhet të bëjë detyrën. Kryetari merr përsipër të administrojë jetën administrative. Fushata nuk kushton fare. Ne në 21 qershor do ti mësojmë të gjithëve se fushata bëhet me zero lekë. Vetëm tre media na mbështet, një prej tyre është News24.

Zoti ministër a ka diçka të re për hotspotet, a konsiderohet emergjencë mjedisore?
Nuk do ta quaja emergjencë mjedisore. Falë edhe Ministrisë së Mbrojtjes, me specialistë kemi kërkuar ti zhvendosim në zona të kontrolluara. Siç është rasti i cianurit, vitin e kaluar u transportua një sasi në Greqi. Kostoja është shumë e madhe për buxhetin shqiptar, por kërkojmë bashkëpunimin me institucionet financiare për evadimin e gjithë sasisë.

Për Patos-Marinzën, mund të themi se është një emergjencë?
Mjedisi me kompanitë janë në luftë të përhershme. Ne kemi qenë shumë rigorozë në zbatim të ligjit dhe për sa i përket rasti të Marinzës kishim kërkuar pezullimin e aktivitetit deri në marrjen e masave. Por ndodhi një incident që bëri më të përgjegjshme kompaninë dhe vetë shtetin shqiptar. Uroj që të shkojë mbarë. Kompania është në kontakt me kompani të tjera për rehabilitimin e mjedisit. Unë kam qenë në kontaktet me drejtues të Kompanisë i kam thënë që ju keni marrë në përdorim një truall shqiptar dhe pas përdorimit duhet të ngelet i tillë.

Banorët e zonës janë rrezikuar…
Kemi bërë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit analiza për ujërat nëntokësorë. Nuk ka institucion që të llogarisë sasinë e gazit në atë zonë. Gazi që ka ndodhur shpërthimi nuk është gaz që rrezikon jetën. Nuk mund ti garantojmë sot plotësisht.

Sazan Guri: Shqipëria ka 35 hotspote. Në 32, 15 janë studiuar, jam autor i studimeve me të huaj. Shqipëria ka detyrime që këto studime ti bëjë praktikë. Beratasit vdesin nga një sëmundje që nuk e njeh njeri, për shkak të plumbit nëntokë. Sharra nuk është landfilld por hotspot. Si puna e Sharrës ka më keq akoma, se Sharra mbulohet. Ky furan e ka fundin tek organet gjenitale. Pastaj vjen ajo që është më e madhe, shkretimi i pyjeve.

Në Patoz-Marinzë a ka rrezik jete?
Nuk ka cikël jete atje, normal që ka rrezik jete. Qumështi nga 20 mln baktere ka 100 mijë baktere. Ai tregtari e pyet nga je ti, po ishte nga Marinza ja merr me lirë qumështin.

Kikia: Hotspotet nuk janë kaq shumë të rrezikshme. Ndotja ka përfshirë Shqipërinë, nën ujë, në male, në det dhe lumenj. Alarmi ka rënë jo vetëm tek ndotja, por dhe tek shkatërrimi i lumenjve dhe shtretërve të tyre. Marrja e këtyre kompetencave të kryetarëve të rinj është se çdo bëjnë për mbledhjen e mbetjeve urbane, landfilleve.

Zona që ju kandidoni nuk është një hotspot, apo se konsideroni të tillë…
Malo: Ka nisur prerja e pyjeve po nuk është problematike, e kam futur në programin tim. Ne kemi prodhuar histori. Atje ku ka pasur ujë të ftohtë, ka pasur civilizim. Ne do e bëjmë këtë vizion të ri; pastrim, e civilizim. Do ndërtojmë dhe landfillin e ri. Do të magazinohen dhe do të riciklohen e më pas do depozitohen në Maliq. Me mbështetjen e qeverisë, nuk e kam mendjen të bëj tender pastrimi, por do bëjë sensibilizim te qytetarët.

Ka programi juaj një kosto zoti Malo?
Do merret gjatë viteve të para nga kompania gjermane që do ndërtojë landfillin. Këtë do ta përballojë si fillim kompania ndërtuese. Ndërmarrja e pyjeve tek ne ka mbajtur një fidanishte dhe ne do e riaktivizojmë.

Premtimet e kandidatëve për mjedisin
Kikia: Mendoj që pozitivja e parë është fakti që po merren me çështjet e mjedisit, sepse mjedisi nuk ka qenë fare në axhendën elektorale qoftë në zgjedhjet e përgjithshme qoftë në ato të pjesshme. Nga 6 problemet, 3 të lidhur me mjedisin. Qytetarët po kuptojnë se nuk është luks vetëm të hash, të pish, të vishesh, por duhet të kesh një mjedis me ajër të pastër dhe të kalosh kohën e lirë në mes të gjelbërimit. Ndërgjegjja e qytetarëve është rritur.

Të dyja paketat e premtimeve në fushën e mjedisit të dy kandidatëve të Tiranës janë të mira por druaj se janë të realizueshme.
Sazan Guri: Ajo që premtohet është shumë e vjetër. E kemi përdorur në vitin 2004-2005. Mjedisi është në programin tonë. Mjedisi është një zhvillim ekonomik, punishte-kombinat por ndërkohë që ky zhvillimi duhet të jetë në standarde sociale.

I shihni si kundërshtarë apo thjesht…
Guri: Nuk bëj lodra me atë që bën dinjitetin tim.
Zoti ministër ju ç’mendim keni për premtimet e kandidatëve?
Reforma administrative u bë, edhe pse e vonuar. Monitorimi i bërë nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit tregon se situata është emergjente. Jam i bindur se kandidatët janë më të ndjeshëm ndaj mjedisit. Unë do e shihja si sukses nga Ministria jonë, ta sjellim mjedisin në qendër të vëmendjes së qytetarëve. Gjithçka fillon me parandalim, riciklim e asgjësim.

Kjo është e katërta fushatë që ndjek, por pas 4 vitesh kandidati thekson se nuk i përmbushi premtimet se nuk kishte paratë..
Koka: Do motivohet gjithçka, që nga zhurmat, e pëlhurat në qytet. Tashmë ka një institucion që bën matje të besueshme për këto gjëra. Çdo kandidat që flet për mjedisin do i lihet një certifikatë, ku do monitorohet gjithçka. Kjo do jetë i pari materiale që të ndjekin vijimësinë e kandidatit. Është vullneti i një kryetari bashkie dhe kjo nuk është kosto shumë e madhe për të pasur disa kosha plehrash më të mirë. Unë besoj se ka të bëjë me ndërgjegjësimin e kryetarit të bashkisë. Duke iu referuar bashkisë së Durrësit, ishin 5 mijë lekë të vjetra në vit për çdo familje. Sot vlera është më e madhe, por duhet ndërgjegjësim. Qytetarët thonë; pse duhet të paguajmë kur s’na vjen mjeti për të marrë mbetjet.

Nga ato që keni parë, ju bën të ndiheni optimistë këto programe?

Absolutisht që po. Qeveria shqiptare ka akorduar vazhdimisht fonde për mjedisin. Të administrosh një bregdet..Qyteti i Durrësit ka rreth 70 km bregdet, duhet të ishin 5 komuna ose bashki që ta administronin. Me një politikë të përbashkët është shumë e lehtë.

Kjo çështje do të futet në axhendë për tu zgjedhur, jo vetëm nga përgjegjshmëria e kandidatëve por nga kërkesat e qytetarëve. Më para nuk kishte protesta për mjedisin, sot ka. Qytetarët po kuptojnë se nëse nga një rrugë e dëmtuar, pasojat ekonomike mund të jenë të vogla, pasojat nga ndotja e mjedisit mund të jenë shumë të rënda.

Guri: Mjedisi nuk është pemë, është erozion, është përmbytje, është plan i keq urban. Mjedisi është korsi biçikletash, është landfild, është mbledhja e mbetjeve spitalore, është agroturizëm, është produkt bio.

Zoti Malo, juve sot presupozohet se nëse do jeni në krye të bashkisë të keni një marrëdhënie të mirë me pushtetin qendror, si do i merrni paratë?

Afrimiteti ka ndikimin e vetë. Përkushtimi dhe projektet e duhura jo vetëm nga qeveria por edhe biznesmenë që kërkojnë të investojnë në Kolonjë.

Edhe spoti juaj është mbështetur tek mjedisi, natyra…

Kolonja ka dy qytete të vogla, Erseka dhe Leskoviku, dhe pjesa tjetër është kullota, pyje.

Jo të gjithë kanë fatin e zotit Malo, Kikia…

Kaq shqiptare kjo historia që bashkitë e djathta nuk do kenë mbështetjen e qeverisë apo anasjelltas. Më shumë se sa çështje bashkëpunimi politik, e shikoj problem sepse çështjet e mjedisit nuk janë aq të lokalizuara sa problemet e tjera. Bashkëpunimi nuk është vetëm çështje fondesh. Duhet të jetë një politikë e qartë e qeverisë qendrore për të filluar fazën e dhënies fund të problemit të ndotjes. Ajo qeveri që do të fillojë epokën e fillimit të fundit të ndotjes do të hyjë në histori.

Ka një problem mes qendrorit dhe lokalit, qoftë edhe për çështjet e mjedisi…

Koka: Nuk do ta konsideroja problem. Fenomeni ka ndodhur me komunat me drejtues të PD-së. Janë bërë shumë gjëra të mira në një vit. Shumë qytete po ktheheshin në fshatra të mëdha dhe kjo falë edhe bashkëpunimit. Tashmë do të jetë një bashkëpunim produktiv, komunikimi më i thjeshtë me 61 bashki.

Do bashkëpunoni me çfarëdo kryetar bashkie, apo është vetëm premtim elektoral, pasi kryeministri nuk ka qenë në këtë linjë?
Koka: Kryeministri është njeri politik dhe i referohet rasteve dhe thotë se nëse do ketë të tjerë jashtë PS do jem i hapur. Besoj se për çdonjërin nga palët, udhërrëfyesi i tyre është zbatimi i ligjit. Vetë një kryetar bashkie nesër ka mundësi të administrojë pyjet, të cilat janë të kaluara tek komunat sot. Nga njëra anë ministria e Mjedisit mban koston morale të administrimit. Kryetarët e rinj do jenë në gjendje që me hartë dixhitale, ku do të bëjnë inventar reale. Tashmë shpresojmë të kemi kadastrën e pyjeve, pasi nuk njohim realitetin. Të gjithë ambientalistët flasin nga ato që preki dhe shohin, por jo në bazë të shifrave.

Guri: Kryeministri nuk është shprehur shumë njerëzor, si ministri.
Kryeministri e ka lënë si sintezë, u ka thënë qytetarëve se nëse votohet e djathta do ngeleni pa investime. Të paktën kjo ka qenë sinteza e tij dhe për mua e gabuar. Sot jemi shumë herë më të varfër. Ndërsa dje kemi qenë të pasur në mjedis.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: