BALLSH- Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka marrë pjesë sot në një konference për zhvillimin e zonës në qytetin e Ballshit. Koka e vuri theksin gjatë fjalës së tij në zgjidhjet për uljen e ndotjen së mjedisit nga nafta dhe inertet. “Lumenjtë në Shqipëri janë të ndotur nga nafta e inertet. Kërkohet një projektligj që Ballshi të ketë buxhet më vete”, tha Koka.

Ministri gjithashtu tha se me reformën administrative dhe ndarjen e re territoriale kërkohet tjetër menaxhim për mjedisin. Ndaj për këtë sipas Kokës, duhet një kryetar i lidhur me zonën.

“Reforma Administrative kërkon tjetër menaxhim për mjedisin. Ballshi ka nevojë për një kryetar të lidhur me zonën”, tha Koka.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: