TIRANË- Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka pritur sot në takim Ambasadoren çeke Bronislava Tomasova. Gjatë takimit, Koka theksoi se mjedisi në 2 vite ka kaluar në proces reformash të thella administrative. Ministri i Mjedisit tha se Zonat e Mbrojtura drejt shërbimeve, për t’u aksesuar nga qytetarët si atraksione turistike

“Ndërgjegjësimi i opinionit publik për mbrojtjen mjedisit është emergjencë për vendin”, tha Koka. Ndërsa Ambasadorja çeke vlerësoi punën e shkëlqyer 2- vjeçare të Ministrisë së Mjedisit. Tomasova u angazhua për bashkëpunime konkrete midis dy vendeve në fushën e mjedisit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: